Euroliderët do të kumtojnë se nuk është arritur sukses në negociatat për marrëveshje tregtare mes Britanisë së Madhe dhe BE-së pas bregzitit

Bruksel, 14 tetor 2020 (MIA) – Liderët evropianë do të kumtojnë se nuk është arritur sukses në negociatat për marrëveshje tregtare mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimi Evropian pas bregzitit, lajmëroi Bllumberg.

Bllumberg e citon projekt-dokumentin e përgatitur për liderët evropianë të cilët do të marrin pjesë në samitin dyditor të enjte dhe të premten. Euroliderët në takim do të thonë se përparimi rreth çështjeve kyçe të BE-së ende nuk është i mjaftueshëm për arritje të marrëveshjes.

Ata do të kërkojnë nga shefi i BE-së, negociuesi për bregzitin, Mishel Barnie, t’i përforcojë negociatat në mënyrë që të arrihet marrëveshje që mund të zbatohet prej 1 janarit të vitit 2021.

Në dokument vërehet edhe se liderët do t’u bëjnë thirrje vendeve-anëtare t’i përforcojnë përgatitjet në rast të bregzitit pa marrëveshje.

Britania e Madhe e braktisi BE-në më 31 janar dhe do t’i braktisë tregun e vetëm dhe unionin doganor më 31 dhjetor pas afatit kalimtar prej 11 muajve. Të dyja palët ende nuk mund të dakordohen për disa çështje kyçe: zbatim të plotë të marrëveshjes, rregulla për konkurrencë të drejtë dhe rregulla për qasje drejt ujit dhe peshkimit.

Nëse të dy palët nuk kanë marrëveshje tregtare, tregtia mes tyre do të zhvillohet sipas rregullave të Organizatës botërore të tregtisë, që mund të çojë drejt problemeve të mëdha ekonomike dhe transportuese. ab/

Извор:  0
Објавена на 16.10.2020 09:21:02