Ronaldo vështirë se mund të luajë ndaj Barcelonës, çfarë thotë protokolli i UEFA-s

Do të jetë shumë vështirë që Cristiano Ronaldo të jetë pjesë e skuadrës së Juventusit në ndeshjen kundër Barcelonës, pas diagnostikimit me COVID-19.

Kjo për faktin se përfshirja në atë ndeshje mund t’i pamundësohet edhe në bazë të protokollit të UEFA-s.Superylli portugez ka rezultuar pozitiv me coronavirus në testimet e të martës, gjatë kohës sa ishte i angazhuar me Portugalinë.Sipas protokollit të UEFA-s një lojtar duhet të dalë negativ së paku shtatë ditë para se t’i lejohet të luajë në një ndeshje të Ligës së Kampionëve ose të Ligës së Evropës.

Rregullat thonë që pasi një lojtar të jetë shëruar nga coronavirusi ta dorëzojë gjithë dokumentacionin, duke përfshirë datën e diagnozës, historinë e plotë mjekësore dhe dokumentet tjera që lidhen me virusin, si edhe testet laboratorike.

“Kjo duhet të bëhet së paku një javë para ndeshjes së ardhme të skuadrës në një ndeshje të UEFA-s”, thuhet në protokoll, ndërsa për të gjitha këto 35-vjeçari i ka në dispozicion vetëm 15 ditë (të shërohet dhe të rezultojë negativ në testimet për COVID-19 një javë para ndeshjes kundër Blaugranëve).

Meqenëse Ronaldo doli pozitiv më 13 tetor dhe ndeshja ndërmjet Juves dhe Barcës zhvillohet me 28 tetor, do të jetë shumë vështirë që ai ta tejkalojë sëmundjen dhe t’i kalojë ditët në përputhje me rregullat e UEFA-s.Mungesa e tij në përballjen me rivalin më të madh, Lionel Messi, është zhgënjyese për dashamirët e futbollit, ndërsa CR7 pritet të mungojë edhe ndaj Crotones dhe Dynamo Kyivit. /Telegrafi/

Извор:  0
Објавена на 14.10.2020 08:56:05