Me përmasa më të vogla të rroba larjeve, Megan Thee Stallion mahnit me linjat trupore

Ani pse tani jemi në stinën e vjeshtës, shumë artistë ndërkombëtarë po zgjedhin të kalojnë kohën në vende më tropikale.

Njëra prej tyre është edhe rep-artistja Megan Thee Stallion, e cila ka ngitur temperaturat në rrjete sociale, shkruan Daily Mail.25-vjeçarja përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka ndarë disa imazhe, të cilat janë realizuar në bregdet.

E veshur me bikini të përmasave më të vogla, reperja ka vënë në pah linjat e bujshme trupore, për të cilat komentohet në masë të madhe.



Përkundër faktit se ishte e zhytur në ujë, Megan është parë të ketë përdorur makijazh të rëndë.Më vonë pas këtyre imazheve, ajo ndau edhe një video ku shihej nën shoqërinë e një vajze, e cila bënte ‘twerk’ nën tingujt e këngës “Don’t Stop”.Gjatë pandemisë coronavirus, ajo ka qenë mjaft e zënë me punën në projektet muzikore, teksa vlen të përmendet kënga “WAP” e saj, në bashkëpunim me Cardi B. /Telegrafi/

Извор:  0
Објавена на 14.10.2020 08:48:49