Në mesditë pritet shqiptimi i dënimeve përfundimtare për anëtarët e Agimit të Artë

Athinë, 14 tetor 2020 (MIA) – Një javë pasi që u shpallën fajtorë të akuzuarit ish-deputetë, anëtarë por edhe lideri i Agimit të artë se formuan dhe morën pjesë në organizatë kriminale, në seancën e sotme, gjykata do t’i kumtojë dënimet, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në seancën e sotme, prokurorja kompetente propozoi 13 vite burg për të parin e partisë dhe për gjashtë ish-deputetë të tjerë, të dënuar për formim të organizatës kriminale.

Prokurorja, plotësisht, i propozoi edhe dënimet për posedim ilegal të armëve, më ko nkretisht 18 muaj dënim me burg dhe 800 euro dënim në të holla për liderin e Agimit të artë, Nikos Mihaljolakos, për ish-deputetët Ilias Kasidiaris dhe Jorgos Germenis, tetë muaj burg dhe 600 euro, për ish-deputetin, ndërkaq tani eurodeputet i pavarur Janis Lagos 12 muaj burg dhe 800 euro, si dhe plotësisht 10 muaj burg dhe 600 euro për posedim të mjeteve piroteknike.

Për pjesëmarrje në organizatë kriminale, ndërkaq, propozimet e prokurores ishin pesë vite burg për ata të cilët morën rrethana lehtësuese dhe shtatë vite burg për të tjerët.

Për vrasësin e muzikantit Pavlos Fisas, prokurorja propozoi dënim të përjetshëm me burg.

Pasi që gjykatësja i kumtoi dënimet përfundimtare, në seancën e stme të 459-të prej fillimit të procesit para pesë viteve e gjysmë, avokatët do të kenë të drejtë të ankohen dhe të kërkojnë që dënimet të kushtëzohen.

Paralelisht me seancën e sotme, para gjykatës, sërish është caktuar protestë kundër Agimit të artë. ab/

Извор:  0
Објавена на 14.10.2020 08:46:10