Varheji: Evropa dështoi në Srebrenicë, përballemi me turpin tonë

Bruksel, 10 korrik 2020 (MIA) – Eurokomisari për zgjerim foli para Parlamentit evropian në komemoracionin e 25-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, duke e quajtur “plagë të hapur” të Evropës, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Varheji përkujtoi se dy gjykata ndërkombëtare e cilësuan masakrën e tetë mijë burrave nga ana e forcave ushtarake serbe si gjenocid dhe shfaqi bindje se Evropa nuk i harron as viktimat, as familjet e tyre.

“Evropa dështoi në Srebrenicë dhe tani po përballemi me turpin tonë. Gjenocidi mbetet plagë e hapur në zemrën e Evropës dhe vazhdon të na ndjekë, vazhdon të na përkujtojë për përgjegjësinë tonë të përbashkët, obligim i yni është ta kujtojmë Srebrenicën çdoherë, detyrë e jona është çdoherë të sigurohemi se do të sillet drejtësi”, tha eurokomisari për zgjerim.

Tani është më urgjente se kurdo herë që përgjegjësit për krime të luftës në Srebrenicë të përballen me pasojat e veprave të tyre, shtoi Varheji në emër të Komisionit evropian dhe paralajmëroi se çfarëdo lloj revizionizmi historik është i papranueshëm.

Për KE-në, pajtimi në rajonin e Ballkanit Perëndimor duhet të jetë prioritar, dhe retorika e urrjetjes është e papranueshme. ab/

Извор:  0
Објавена на 10.07.2020 11:27:00