Spasovski: Qytetarët janë të sigurt me konceptin Një shoqëri për të gjithë, vota për BDI-në është votë për VMRO-DPMNE-në dhe ata janë rreziku

Shkup, 10 korrik 2020 (MIA) – Bartësi i listës i LSDM-së në NJZ2, Oliver Spasovski mbrëmë para qytetarëve në fshatin Saraçinë porositi se koncepti Një shoqëri për të gjithë është e ardhmja e shtetit dhe jo regjim dhe nacionalizëm i ripërtërirë.

“Sot është liria dhe ne kujdesemi për të gjithë në mënyrë të barabartë. Qytetarët janë të sigurt me këtë koncept. VMRO-DPMNE dhe BDI kujdesen vetëm për veten, interesat personale dhe partiake dhe ata paraqesin rrezik. Vetëm politikanë të cilët kujdesen për të gjithë qytetarët mund t’i sjellin mirë këtij shteti”, tha Spasovski.

Ai paralajmëroi se koncept drejtues edhe gjatë mandatit të ardhshëm mbetet kthimi i parave tek qytetarët.

“Investojmë në të ardhmen dhe sigurinë e të gjitha kategorive të qytetarëve. Në katër vitet e ardhshme do t’i hapim 80 për qind të kapitujve në BE, ndërsa për pesë-gjashtë do ta mbyllim procesin negociues. Nga fondet evropiane i kemi siguruar 2,5 miliardë euro për shtetin. Këto janë më shumë para për t’u përballur me situatën shëndetësore, për ekonominë e re zhvillimore, për asistencë më të madhe sociale, për kanalizime, rrugë, ujësjellës. Këto janë para evropiane për standarde evropiane në vend dhe opsioni për 15 korrikun është i qartë”, tha ai.

Sipas tij, LSDM dhe koalicioni “Mundemi” ofron njerëz të cilët vendin e nxorën në rrugë të drejtë, ndërsa siç theksoi, VMRO-DPMNE i ofron njerëzit e Gruevskit, Mickovskit, Misajllovskit të cilët ofrojnë ripërtëritjen e regjimit dhe ata duhet të shkojnë në opozitë për t’u ripërtërirë brenda njëjtë sikurse edhe BDI-ja të cilët dolën me nacionalizëm pasi nuk kanë çfarë t’u ofrojnë qytetarëve.

Ai tha se votimi më 15 korrik do të jetë mbrojtje e plotë.

“Po sillet vendim i madh. Nëse nuk dalim në zgjedhje, kjo është votë për Gruevskin, Mickoskin dhe VMRO-DPMNE-në, për ripërtëritjen e regjimit në vend të së ardhmes së sigurt, për kanosje për lirinë, për pallate të bardha dhe mermer ndërsa jo për paratë tek qytetarët për izolim ndërkombëtar në vend se për anëtarësim në NATO dhe BE. Vota për BDI-në është votë për VMRO-DPMNE-në. LSDM është siguri, Mickoski dhe VMRO-DPMNE janë rrezik”, tha Spasovski. shk/

Извор:  0
Објавена на 10.07.2020 11:25:58