Milani i shkaktoi humbjen e katërt Juventusit

Milano, 8 korrik 2020 (MIA) – Në ndeshjen derbi nga gjiroja 31-të e kampionatit italian të futbollit, Milani mbrëmë në terren vendor e mposhti Juventusin me 4:2.

Për kampionin aktual dhe liderin e tabelës kjo ka qenë humbja e katërt për këtë sezon. Edhe krahas pikave të humbura, Juventusi është me shtatë pika përparësi para të kualifikuarit të dytë Lacios i cili dje në mbrëmje papritur humbi nga autsajderi Leçe.

Milani megjithatë shënoi fitoren e 14-të dhe u ngjit në pozitën e pestë në tabelën e serisë A e cila sjell kualifikim të drejtpërdrejtë në Ligën e Evropës. Megjithatë, konkurrentët e tij për vendin e pestë, Roma dhe Napoli, sot duhet t’i luajnë takimet e tyre nga gjiroja 31-të. sn/

Извор:  0
Објавена на 08.07.2020 10:38:56