SHBA-ja ndodhet në rënie të lirë, numri i të infektuarve po rritet, pohon ekspertja shëndetësore amerikane

Uashington, 6 korrik 2020 (MIA) – Ekspertja shëndetësore Roshel Valenski sot për Si-En-En-in deklaroi se me përhapjen e pakontrolluar e virusit SHBA-ja “ndodhet në rënie të lirë”, derisa në shumë qytete kapacitetet spitalore e kanë mbërritur maksimumin.

“Fundjavën e kaluar pamë si njerëzit nuk i merrnin parasysh paralajmërimet e specialistëve, ndërsa autoritetet nuk i implementojnë masat bazë për ,brojtje si mbajtja e maskave dhe distancës fizike”, deklaroi sot ajo.

Shtoi se me këtë që nuk ekziston përgjigje e koordinuar kombëtare të pandemisë, SHBA-ja ndodhen në rënie të lirë, derisa numri i të sëmurëve mund të jetë dhjetë herë më i madh.

Gjatë pandemisë me rastin e Ditës së pavarësisë, një ndër festat më të rëndësishme në SHBA, ka pasur raporte të tubimeve grupore, zbavitjeve në pishina dhe plazhe në disa pushimore dhe qytete në vend.

Shtetet federale si Florida, Teksasi dhe Kalifornia janë më të prekura, me 10.000 deri 12.000 raste të regjistruara në ditë në secilin, derisa shtetet si Tenesi, Alabama, Arizona, Karolina Veriore dhe Jugore kanë mbi 2.000 raste të të infektuarve në ditë në secilin, dhe numrat po rriten.

Ndërkohë, në qytetet si Ostini apo Dallasi, kapacitetet spitalore po mbushen vazhdimisht me pacientë të rinj. Prefekti i Ostinit sot deklaroi se në dhjetë ditët e ardhshme deri në dy javë, spitalet në qytet do të jenë të stërmbushura. kb/ar/

Извор:  0
Објавена на 06.07.2020 15:02:50