Nga nesër mot i qëndrueshëm, kryesisht me diell dhe më i ngrohtë

Shkup, 6 prill 2020 (MIA) – Prej nesër pason periudhë e qëndrueshme dhe mot kryesisht me diell dhe më i ngrohtë. Nga e dita e enjte temperaturat e mëngjesit në disa vende de të jenë disa gradë nën zero, ndërsa pastaj gradualisht do të rriten, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Moti nesër në vendin tonë do të jetë i ftohtë në mëngjes, ndërsa me diell gjatë ditës dhe me erë të lehtë deri mesatare në verilindje, që do të përforcohet për kohë të shkurtë.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 4 deri 5, ndërsa e ditës prej 8 deri 20 gradë Celsius.

Në Shkup, mot i ngjashëm, i ftohtë në mëngjes dhe me diell, gjatë ditës me erë nga verilindja. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri zero, ndërsa temperatura ditore do të rritet deri 18 gradë.

Nga e enjtja, temperaturat ditore në disa vendbanime do të jenë mbi 20 gradë. bsh/

Извор:  0
Објавена на 06.04.2020 13:29:54