Shpan: Më parë do të kemi ilaç sesa vaksinë kundër koronavirusit

Berlin, 3 prill 2020 (MIA) – Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Shpan shfaqi shpresë se për shërim të Kovid-19 së shpejti do të mund të përdoren ilaçe me veprim të synuar, sepse është i bindur se ilaçi do të paraqitet në tregu para vaksinës.

“Ekzistojnë indikacionet e para se disa ilaçe, duket se do të ndihmojnë”, tha Shpani për gazetën “Bild”, duke shtuar se studimet duhet të zbatohen sa është e mundur më shpejt.

Megjithatë, ai tha se duhet të bëhet kujdes sepse pacientët duhet të mbrohen, sepse çdo ilaç ka edhe efekte anësore.

Shpani potencoi se në Gjermani tashmë janë bërë studime, dhe kështu edhe për ilaçin “e vjetër” kundër malaries “Resohin” të gjigantit farmaceutik “Baer”.

“Zhvillimi i vaksinës sjell sfidë të madhe. Për ilaçin kundër malaries e dimë me vite, dekada. E dimë edhe veprimin dhe afektet anësore”, potencoi Shpani, duke sqaruar se tani kjo duhet të analizohet edhe për shërim të Kovid-19.

Kur bëhet fjalë për prodhimi e vaksinës, flitet për më shumë muaj, e jo disa.

“Do të isha ministri më i lumtur i Shëndetësisë në botë nëse për tre deri në gjashtë muaj kemi vaksinë. Por jam, realist dhe mjaftueshëm më kanë këshilluar ekspertët që të di se kjo mund të zgjasë edhe 12 muaj. Për shkak të kësaj, në politikë nuk duhet të zgjojmë shpresa të rreme”, thekson Shpani.

“Baer” bëri të ditur se në Evropë duhet të krijohet mundësi për prodhimin e klorokinit, i cili mund të jetë i rëndësishëm në luftën kundër koronavirusit. ar/

Извор:  0
Објавена на 03.04.2020 12:16:43