Dua Lipa me performancë të mrekullueshme nga shtëpia, teksa interpreton “Don’t Start Now” për “The Late Late Show with James Corden”

James Cordon të hënën ka mbajtur emisionin e tij të parë virtualisht “The Late Late Show”, duke iu bashkuar ‘shfaqjeve të tjera gjatë izolimit’ pak më vonë sesa disa nga kolegët e tij, përfshirë Samantha Bee, Jimmy Kimmel, Jimmy Fallon, Stephen Colbert dhe Seth Meyers.

E ftuara speciale në shfaqjen e parë të James ishte këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.Në klipin e mësipërm nga versioni “Homefest” i Corden i shfaqjes së tij të natës në CBS, 24-vjeçarja bashkohet me James përmes një video-thirrje nga Londra, teksa më pas shoqërohet edhe nga disa bashkëpuntore, të cilat interpretojnë “Don’t Start Now”, këngën e popullarizuar nga albumi i ri i saj “Future Nostalgia”.

Miqtë e Duas janë përkujdesur për gjithçka sa i përket anës vizuale, kurse artistja shqiptare është më shumë e fokusuar në tekst.

Përkundër se kjo është një nga performancat e para të biondes në kushte të tilla, këngëtarja Lipa shfaqet e mrekullueshme.“Bendi im, vallëtarët dhe unë e realizuam performancën tonë të parë në “Late Late Show” nga shtëpitë tona. Ju dërgoj dashurinë dhe ju dëshiroj shëndet, nga shtëpia jonë, tek e juaja”, ka shkruar ajo në videon e ndarë me ndjekësit në Instagram.

Dua ditë më parë solli albumin e saj të ri të titulluar “Future Nostalgia” apo “Nostalgjia e së ardhmes” që përmban gjithsej 11 këngë.

Albumi është tejet ritmik dhe pikërisht për situatën aktuale në të cilën gjendemi për shkak të pandemisë së COVID-19. /Telegrafi/

Извор:  0
Објавена на 01.04.2020 13:27:24