Arsenali hyn në garë për lojtarin Xhejms Rodrigez

Arsenali hyn në garë për lojtarin Xhejms Rodrigez

Londër, 1 prill 2020 (MIA) – Arsenali është i interesuar për lojtarin mesfushor të Real Madridit, Xhejms Rodrigez.

Sipas mediumeve britanike, “topxhinjtë” dëshirojnë ta marrin lojtarin 28-vjeçar gjatë verës.

Paraprakisht edhe tre klube nga kampionati i Anglisë, paraqitën interes për kolumbianin. Ato janë: Mançester siti, Everton dhe Vulverhemton.

Rodrigez ka një gol dhe dy asistime në 12 ndeshje për Real Madridin në sezonin 2019/2020.

Portali “Transfermarkett.com” e vlerëson kolumbianin 40 milionë euro. ab/

Извор:  0
Објавена на 01.04.2020 13:13:51