Një qytezë italiane pa asnjë të infektuar nga koronavirusi

Romë, 1 prill 2020 (MIA) –Qyteza italiane Ferera Erbonone është vendi i vetëm ku deri tani nuk ka konfirmuar asnjë person të infektuar me koronavirus.

Qyteza, në të cilën ka 1.100 banorë, gjendet në rajonin Lombardia, e cila është epiqendra e krizës italiane të shkaktuar nga Kovid-19.

“Ne jemi krenar dhe të lumtur që e kemi këtë gjendje, por nuk mund të them se nuk frikohemi sepse njerëzit vdesin në qytetin pran nesh”, deklaroi Meri De Luka, pronare e dyqanit për ushqim në këtë qytezë italiane.

Ajo theksoi se të gjithë banorët ishin të kujdesshëm që nga dita e parë e epidemisë, duke shprehur falënderim te autoritetet lokale të cilët në kohë e kanë informuar opinionin dhe kanë siguruar maska mbrojtëse dhe doreza.

Prefekti Xhovani Fasina e ka pasur idenë se popullata lokale duhet të testohet për antitrupa të koronavirusit. Autoritetet shëndetësore të krahinës e kanë refuzuar kërkesën e Fasinës, sepse ai ka dashur hulumtimi ta zbatojë instituti i cili nuk është në rrjetin e laboratorive të miratuara rajonale.

Në Itali deri tani nga koronavirusi janë infektuar mbi 105.000 njerëz, ndërsa kanë vdekur më shumë se 12.000. Në rajonin Lombardia janë 40 për qind e të gjitha rasteve italiane të infektimit dhe dy e treta e personave të vdekur. sa/

Извор:  0
Објавена на 01.04.2020 13:09:00