Gjithnjë e më afër NATO-s, pasiguri për në BE

Shkup, 17 tetor 2019 (MIA) – Derisa zgjat pasiguria nëse do të fitojmë datë për fillim të negociatave me BE-në, pa ndalur vazhdon procesi i ratifikimit të Protokollit për inkuadrim në NATO. Edhe dy vende- Italia dhe Britania e Madhe kanë dhënë dritë të gjelbër për hyrje të Maqedonisë në Aleancë.

Ministri britanik për Punë të Jashtme Dominik Rab në Tuiter ka njoftuar se e firmos Protokollin për inkuadrim të Maqedonisë së Veriut në NATO, me çka deri tani 24 prej 29 vendeve- anëtare e kanë përfunduar procesin e ratifikimit. Rab ka thënë se me padurim pret Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht të bëhet anëtare e NATO-s në takimin e liderëve të Aleancës në Londër.

Disa orë më parë, Protokolli është ratifikuar edhe në Senatin italian.

Këtë javë për Protokollin duhet të deklarohen Kuvendi nacional i Francës, ndërsa procesi duhet të përfundojë edhe në Holandë dhe Islandë. Sipas praktikës deri tani Senati i SHBA-së ka qenë ajo që ratifikon e fundit, por shkaku i situatës në Spanjë ende është e panjohur se kur do të caktohet seancë e Dhomë së Lartë të Kongresit amerikan.

Pritjet janë se Protokolli do të ratifikohet dhe më këtë anëtarësimi në NATO do të zyrtarizohet para Samitit të Aleancës të caktuar më 3 dhe 4 dhjetor në Londër.

Mbetet e hapur vetëm çështja nëse para Samitit ajo do të ndodhë në Parlamentin spanjoll.

Për dallim nga NATO, mbetet i pasigurt epilogu për datë të negociatave me BE-në. Franca hëpërhë nuk tërhiqet nga qëndrimi se është herët për negociata me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Presidenti francez Emanuel Makron pas takimit të mbrëmshëm me kancelaren gjermane Angela Merkel ka thënë se Shkupi dhe Tirana duhet edhe pak të kenë durim para se të marrin pëlqim për fillim të bisedimeve me BE-në.

“E ndaj vizionin e njëjtë gjeopolitik dhe strategjik me kancelaren gjermane. Dëshiroj të dërgoj sinjal pozitiv deri te këta liderë, por tani më duhet t’i porosis: kësaj radhe na nevojitet pak më tepër kohë, që t’i rregullojmë punët”, tha Makron.

Kancelarja Merkel e ka relativizuar tezën se mes dy vendeve ekziston ndarje rreth perspektivës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Edhe Berlini, edhe Parisi dakordohen se vendeve nga Ballkani perëndimor u nevojitet BE perspektivë.

“Procesi duhet të bëhet më transparent”, thotë Merkel, dhe shton se mbeten vetëm disa “nuanca të ndryshme”.

Dy palët kanë lënë kohë deri në fillim të Samitit të BE-së të mendojnë se si të gjejnë pozicion të përbashkët në samitin e BE-së që siç tha Merkel, “duhet të jenë të pranueshme edhe për shtetet tjera anëtarë të BE-së”.

Në prag të vizitës së sotme të liderëve të BE-së apel ka dërguar edhe kryeministri Zoran Zaev.

“Pas gjithë asaj që e bëmë jemi të bindur se duhet të marrim vendim për fillimin e negociatave me BE-në tani dhe menjëherë. Jemi të gatshëm për këtë politikisht dhe në mënyrë institucionale. Secila shtyrje do të lexohet si vendim negativ dhe do të ketë pasoja shumë negative, nivel të lartë të dëshpërimit te qytetarët dhe te të gjithë ata të cilët e mbështetën zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, porositi kryeministri Zoran Zaev në konferencën e përbashkët për shtyp në Bruksel me eurokomisarin për Zgjerim Johanes Han.

Ai përkujtoi se zbatimi i Marrëveshjes së Prespës ka lidhje me hapjen e kapitujve për BE-në.

“Dëshiroj që me qëllim të mirë të tërheq vërejtjen se nëse nuk merret vendimi i pritur pozitiv i merituar për negociata, kredibiliteti i BE-së dhe besimi i qytetarëve tanë mund të vihen në pikëpyetje. Kjo do t’i përforcojë forcat regresive në vendin dhe interesin e palëve të treta në rajon. Për këtë liderë të BE-së mos i shuani yjet e ndritshme drejtë të cilave përpiqemi, mos u bëni pengesë e jona, bëhuni heronjtë tanë”, porositi Zaev.

Apel i përbashkët deri te liderët e shteteve anëtarë të BE-së të arrijnë në zgjidhje konsensuale për fillim të bisedimeve me Maqedoninë ne Veriut është theksuar edhe në takimin e Zaevit me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk. Është thënë se RMV dhe qytetarët e saj i kanë përmbushur të gjitha kushtet për miratimin e vendimit për fillim të negociatave duke bërë hapa të guximshëm dhe reforma serioze.

Ndërkohë, vazhdojnë paralajmërimet e shumta për pasojat nga anulimi i mundshëm i vendimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kryetari i Këshillit Evropian David Sasoli, Partia e socialistëve evropian, PPE, Partia e të gjlebërve, ish kryeministri suedez dhe përfaqësues special i ish Jugosllavisë Karl Bild, shefja e diplomacisë bullgare Ekaterina Zaharieva, ministri shtetëror gjerman Mihael Rot, analisti politik dhe ekspert për Ballkanin Florian Biber dhe politikanë tjerë aktual, kanë paralajmëruar se me refuzimin e caktimit të datës për fillim të bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën, BE përballet me kolaps të mundshëm të politikës dhe kredibilitetit të saj në Ballkan. Theksojnë se ai do të ishte një shembull i keq për të gjithë në rajon, mund të sjell në destabilizim dhe krijim të hapësirës për palë të treta, para së gjithash për Rusinë, Kinën dhe Turqinë. fab/

Извор:  0
Објавена на 17.10.2019 09:19:52