Fillon java e Çmimeve Nobel

Stokholm, 7 tetor 2019 (MIA) – Me shpalljen e fituesit të Çmimit Nobel për Mjekësi, sot fillon Java e Çmimeve Nobel.

Emri i fituesit të Çmimit Nober për Mjekësi do të bëhet i ditur sot rreth mesditës në Stokholm. Nesër do të bëhet i ditur fituesi i Çmimit për Fizikë, të mërkurën për Kimi, të enjten për Letërsi, dhe fituesi i çmimit Nobel në Ekonomi do të bëhet i ditur të hënën.

Shefi i Institutit për Kërkim të Paqes në Oslo, Henrik Urdal deklaroi se ishte ”tejet e pabesueshme” aktivistja 16-vjeçare të fitojë çmimin, duke shtuar se mosha e saj punon kundër saj. Laureati më i ri i Çmimit Nobel për Paqe është Malala Josagzaj, e cila e mori çmimin në vitin 2014 në moshën 17 vjeçare.

Një nga fituesit e mundshëm të Çmimit Nobel për Paqe është kryeministri i Etiopisë, Abi Ahmed i cili lidhi një marrëveshje paqeje me Eritrean. Çmimin gjithashtu mund ta marrë edhe organizata joqeveritare ”Reporterët pa kufij” .

Vlera monetare e secilit çmim është një milion kruna suedeze (833.000). is/

Извор:  0
Објавена на 07.10.2019 15:55:34