Spasovski nga Gjeneva: Arritja e caqeve të konstatuara në Paktin global për refugjatë është obligim për tërë komunitetin ndërkombëtar

Shkup, 7 tetor 2019 (MIA) – Fakti që sot përafërsisht 71 milionë njerëz janë dhunshëm të shpërndarë nëpër botë. që në të vërtetë është numri më i madh deri më tani, është alarm i mjaftueshëm që duhet ta mobilizojë tërë komunitetin ndërkombëtar, në gjurmim të zgjidhjeve konkrete dhe cilësore në sferën e migrimeve. Gjysma nga pothuajse 26 milionë refugjatë të evidentuar, janë njerëz më të rinj se 18 vjeç, që paraqet kategori posaçërisht të ndjeshme, të ekspozua ndaj rreziqeve të ndryshme, përfshirë edhe tregtinë me njerëz dhe forma të tjera të ndryshme të eksploatimit.

Këtë e theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në fjalimin sot në Gjenevë, në suaza të sesionit të 70-të të Komitetit ekzekutiv të Programit të Komisarit të lartë për refugjatë të KB-së nga segmenti për apartride (pa shtetësi) pranë UNHCR-së.

Në paraqitjen e tij minsitri Spasovski theksoi se Pakti i miratuar global për refugjatë, si pjesë e normave ndërkombëtare të mbrojtjes, është posaçërishtdokument me rëndësi për sigurimin e ndihmës relevante ndërkombëtare për refugjatët, dhe se arritja e qëllimeve kyçe të konstatuara në këtë dokument është obligim i tërë komunitetit ndërkombëtar.Duke e cekur mbështetjen e vazhdueshme nga sektori joqeveritar, si dhe nga një sërë organizatash dhe asociacionesh ndërkombëtare, mes të cilave edhe nga UNHCR, në përballjen me problemet dhe proceset e regjistrimit të personave të cilët nuk posedojnë dokumente, ministri Spasovski nënvizoi se koncepti “Një shoqëri për të gjithë” nuk do ta arrijë suksesin e paramenduar nëse madje vetëm edhe një person në shtetin tonë është anashkalaur nga kujdesi institucional dhe ka mbetur pa identitet qytetar. ab/

Извор:  0
Објавена на 07.10.2019 15:54:07