Duke parë fotot e familjes, ajo vuri re që foshnja kishte një sëmundje vdekjeprurëse
Los-Anxhelos, 7 tetor 2019 (MIA) – Një vajzë britanike nga rajoni Norfolk, rastësisht, në një fotografi, vuri re shenja të kancerit tek foshnja e saj dhe kjo mund t’ia shpëtojë jetën.
Stejsi Deklerk, duke parë fotografitë e djalit të saj gjashtë muajsh Broudi, ajo vuri re një shkëlqim të zbehtë të panatyrshëm në syrin e tij të djathtë. Ajo e kishte postuar atë në Fejsbuk, për të kërkuar një shpjegim.
”Dukej se ishte kancer, por unë kërkova edhe mendime të tjera”, tha ajo.
Broudi u dërgua në Londër për kimioterapi. Djali humbi vetullat dhe qerpikët, por fatmirësisht tumori u zvogëlua. Ai do të jetë nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore deri në moshën pesëvjeçare. ls/shk/
Извор: 0
Објавена на 07.10.2019 15:51:09