Konte: Juventusi në nivel tjetër

Milano, 7 tetor 2019 (MIA) – Trajneri i Interit, Antonio Konte e komentoi humbjen nga Juventusi me rezultatin 1:2 në xhiron e shtatë të kampionatit italian. Për klubin milanez kjo ishte humbja e parë këtë sezon.

“Juventusi e tregoi tërë fuqinë e vet në sulm. Nuk mund të ankohem për fudbollistët e mi, ata u munduan. Kemi rrugë të gjatë të arrijmë deri te niveli i Juventusit. Tani nuk guxojmë të krahasohemi me ta. Ata janë në nivel tjetër. Ne punojmë për zvogëlimin e dallimit. Fituam gjashtë ndeshje, por mos harroni se i kaluam me 200 km në orë. Nuk mund të arrijmë rezultate me 80 km në orë”, deklaroi Konte.

Interi mbrëmë e ka pësuar humbjen e parë këtë sezon në kampionatin italian dhe gjendet në vendin e dytë me një pikë pas liderit Juventus. bsh/

Извор:  0
Објавена на 07.10.2019 11:21:24