Në Mal të Zi gjobë deri në 20.000 euro për pirjen e duhanit në mjedise të mbyllura

Podgoricë, 14 gusht 2013 (MIA) – Ligji i Malit të Zi për kufizimin e përdorimi të prodhimeve të duhanit, sipas të cilit do të ndalohet pirja e duhanit në mjedise të mbyllura, sot hyn në fuqi, ndërsa për ata që shkelin ligjin parashikohen gjoba deri në 20.000 euro.

Ligji me të cilin ndalohet përdorimi i prodhimeve të duhanit në hapësira publike të mbyllura, përveç në kazino, u miratua në mënyrë unanime më 31 korrik.

Me ligjin e ri nuk lejohet pirja e duhanit në çfarëdo lloj hapësire ose në një pjesë ku konsumohet ushqim dhe pije.

Извор:  0
Објавена на 14.08.2019 11:46:04