Kina nuk u lejon anijeve amerikane qasje deri në Hong Kong

Uashington, 14 gusht 2019 (MIA) – Kina e refuzoi kërkesën që dy anije ushtarake të marinës amerikane ta vizitojnë Hong Kongun në javët në vijim, deklaruan disa përfaqësues të paemëruar.

Ata theksuan se anija “Grin bej” ka kërkuar leje nga fundi i muajit të lëshojë spirancë në Hong Kong, ndërsa anija lunduese “Lejk Iri” kërkoi leje për në shtator.

Autoritetet kineze nuk e sqaruan vendimin e tyre, por ky nuk është pa precedent. Kina një kërkesë të ngjashme refuzoi në shtator të vitit 2018.

Kriza politike në Hong Kong, e cila është nën menaxhimin kinez po thellohet, ndërsa demonstruesit dhe policia mbrëmë u përleshën në aeroport. fb/

Извор:  0
Објавена на 14.08.2019 11:45:15