Shkencëtarëve rus u janë kufizuar kontaktet me kolegët e huaj

Sankt Peterburg, 14 gusht 2019 (MIA) – Shkencëtarët rus morën rekomandime të reja qeveritare për kufizime të mëdha të kontakteve të tyre me kolegët e huaj. Për shumë shkencëtarë rus ato pengesa shkaktojnë frika nga kthimi në erën sovjetike.

Në dispozitën e parashtruar te institucionet ruse nga Ministria e Arsimit dhe hulumtimeve thuhet se çdo takim me shkencëtarët e huaj, në të cilën marrin pjesë së paku 3 persona, si dhe mbledhje jashtë orarit të punës, duhet të miratohet nga administrata. Pjesëmarrësit e mbledhjes detyrohen të dorëzojnë raport për to.

Ministria gjithashtu këshillon kontrolle më të gjata të të huajve të cilët duan të hyjnë në institucionet ruse dhe kufizime të pajisjeve të tyre elektronike, madje edhe orëve, që ato duhet t’i përdorin vetëm në raste të parashikuara me marrëveshje ndërkombëtare.

Aleksandar Fredkov, profesor i fizikës, i cili e udhëheq laboratorinë në Sankt Peterburg, në letër të hapur paralajmëroi për “masa joreale dhe absurde”.

Ministria e arsimit dhe hulumtimeve nuk e ka komentuar dispozitën, të cilën Instituti në të cilin punon Fradkov e kanë marrë në korrik.

Njl shkencëtar tjetër i Institutit rus, i cili dëshironte të mbetet anonim, tha se rekomandimet e reja tashmë zbatohen edhe e vështirësojnë punën që të huajt të marrin pjesë në mbledhje të rëndësishme. sa/

Извор:  0
Објавена на 14.08.2019 11:44:29