Kundura: E mbështes Qeverinë
Athinë, 14 janar 2019 (MIA) – Ministrja e Turizmit e Greqisë, Elena Kundura, e cila është nga radhët e Grekëve të Pavarur, përmes deklaratës për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA, thotë se e mbështet Qeverinë dhe porosit se nuk negocion për të drejtën të votojë ashtu siç i përket ndërgjegjja, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Qartë e mbështes Qeverinë që ta përfundojë punëve e saj. Me ndërgjegje qëndroj larg lojërave të vogla edhe si dhe gjatë të gjithë karrierës time politike, ashtu edhe tani do të vazhdoj të shkoj përpara me seriozitet, përgjegjësi dhe me kriter të vetëm, interesi kombëtar”, thotë Kundura për ANA-MPA dhe sqaron se Qeveria punon shumë për dalje përfundimtare të Greqisë nga memorandumet dhe masat për kursim dhe për këtë “nuk mund të lejojë të ndërpritet rruga drejt zhvillimit dhe prosperitetit dhe të shkatërrohen sakrificat e popullit grek”.
Ministrja e Turizmit ndodhet në Kinë në udhëtim të planifikuar të delegacionit qeveritar, për këtë edhe nuk ishte e pranishme në konferencën e djeshme për shtyp të liderit të Grekëve të Pavarur. Por, emri i saj mjaft shpesh, periudhën e kaluar në Greqi është përmendur mes emrave të deputetëve të cilët do t”ia kthejnë shpinën Panos Kamenosit dhe përveç që do ta mbështesin Qeverinë e Ciprasit, mund të votojnë edhe për Marrëveshjen e Prespës. sr/
Извор: 0
Објавена на 14.01.2019 12:37:22