Në Iran kanë humbur jetën 15 njerëz nga rrëzimi i aeroplanit “Boing 707”

Teheran, 14 janar 2019 (MIA) – Nga rrëzimi i aeroplanit transportues iranian “Boing 707” kanë humbur jetën 15 persona nga gjithsej 16 në fluturake, kumtoi armata siriane.

Nga rrëzimi i aeroplanit ka mbijetuar inxhinieri, i cili është hospitalizuar. “Boing” 707 ka transportuar mish nga Bishkeku, Kirgistan, ndërsa aksidenti ka ndodhur gjatë aterimit të detyrueshëm për shkak të kushteve të këqija të motit në aeroportin Fat, në afërsi të qytetin iranian Karaxha, në perëndim të Teheranit. Paraprakisht, mediat publikuan se është rrëzuar një aeroplan transportues i Kirgistanit me 10 anëtarë në bord. mb/

Извор:  0
Објавена на 14.01.2019 12:32:08