Thaçi thotë se 98 për qind e banorëve në Luginën e Preshevës mbështesin bashkim

Prishtinë, 19 tetor 2018 (MIA) - Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mbrëmë theksoi se Beogradi dhe Prishtina nuk duhet të bllokohen njëra me tjetrën.
Duke folur për dialogun, ai shtoi se është i bindur në arritjen e një marrëveshje detyruese dhe siç pohon, 98 për qind e banorëve në Luginën e Preshevës në jug të Serbisë qendrore mbështesin bashkimin me Kosovën, njoftoi RTK2.
Thaçi konsideron se status quo-ja duhet të tejkalohet, sepse ajo sjell regres në të gjitha fushat.
"Konflikti i ngrirë midis Kosovës dhe Serbisë duhet të tejkalohet në mënyrë paqësore. Obligim i imi është që në kuadër të dialogut me Serbinë të mos jemi pengesë për integrim në BE dhe në NATO. Kosova nuk duhet të bojkotojë dialogun", theksoi presidenti i Kosovës.

Извор:  МИА
Објавена на 19.10.2018 11:22:28